Lajme

U kërcënua nga një qytetar, flet Ardian Gjini

03/16/2022 12:14
nga:N M

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka dhënë detaje se si një person e kishte kërcënuar e fyer në objektin e komunës.

Gjini përmes një sqarimi në Facebook ka sqaruar rastin në pika të shkurta duke thënë se tashmë personi që e kishte fyer e kërcënuar është ndaluar nga policia.

Sipas Gjinit, jo vetëm në rastin e tij, por kushdo që fyen e kërcënon zyrtarët publik duhet të ndjeket sipas ligjit.

Reagimi i plotë:

Meqenëse të gjitha mediat janë të interesuara për rastin e ndalimit të një qytetari për kanosje në objektin e komunës sqaroj si në vijim:
Një qytetar ka ardhur në objektin e komunës dhe në korridor ka filluar të ngris zërin dhe të përdor fjalë kërcënuese. Për këtë rast është lajmëruar policia e cila ka verifikuar kamerat e sigurisë dhe zërin dhe me sa jam unë në dijeni e ka ndaluar personin.
Duhet të sqaroj për të gjithë se për çfarë do fjale fyese apo ton kërcënues ndaj zyrtarëve publik të zgjedhur ose shërbyesi civil, duhet të veproj ligji.