Lajme

“U kërcënova” / Vehbi Kajtazi ‘bombardon’ Vjosa Osmanin me disa pyetje? A e ke lajmërua rastin kur dhe ku?

10/17/2023 11:50
nga:N M

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se është kërcënuar në rast se s`do ta dekretoj Blerim Isufajn për kryeprokuror , se “do t`ia lidhin duart”, raporton Gazeta Blic.

Por, gazetari Vehbi Kajtazi menjëherë ka reaguar ndaj kësaj deklarate të presidentes Vjosa Osmani duke i bërë asaj disa pyetje publike për këtë rast.

Sipas tij, Osmani duhet të tregoj se nga kush është kërcënuar, a e ka lajmëruar rastin në organet përgjegjëse dhe nëse jo, pse nuk e ka bërë këtë.

Reagimi i Vehbi Kajtazit pa ndërhyrje:

Nese Presidentja qenka kercenuar dhe shantazhuar per çeshtjen e kryeprokurorit, a e ka raportu rastin ajo ne Polici?
Nese po, kur dhe ku?
Nese jo, si eshte e mundur me u kercenu dhe mos me i besu policise?
Nese ajo eshte kercenu dhe nuk e ka raportu rastin, ka kryer veper penale sepse fshehja e krimit eshte krim.
Sidoqofte, me mosdekretimin e Kryeprokurorit, Vjosa Osmani nuk e shpeton, Martin Berishajn, Nagip Krasniqin, Ridvan Muharremin dhe kriminelet e tjere te lidhur me pushtetin.