Showtime

U kapën në momente romantike me njëri-tjetrin, Semi habit me veprimin

06/14/2022 22:30
nga:G C

Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti prej ditësh po përfliten për një romancë.

Vet dyshja nuk kanë reaguar fare ndaj pamjeve që u përhapën kudo ku shiheshin shumë të afërt dhe në momente romantike.

Ditën e djeshme artisti i ri festoi ditëlindjen ndërsa të gjithë sytë ishin te reagimi i Semit.

Këngëtarja habiti të gjithë duke mos reaguar fare dhe as uruar (të paktën publikisht) Ronin.

Ajo nuk shpërndau asnjë postim në Instastory për t’i uruar ditëlindjen këngëtarit kosovar, me të cilin ka bashkëpunuar edhe në këngën e saj të fundit “All your lovin’’, ku po ashtu shfaqin shumë afrimitet.