Një muaj paraburgim iu caktua dy të dyshuarve nga Gjykata Themelore e Pejës.
Nevzad Dinaj dhe Naser Rexha, dyshohet se u kapën me mbi 100 kilogramë drogë të llojit marihuanë.
Droga u kap në një vend të maskuar si “fermë pulash” në fshatin Raushiq të Pejës, në operacionin e koduar “Kalaja”.
Në vendimin e siguruar nga Klankosova.tv thuhet se data e arrestimit të të pandehurve do të llogaritet deri me datën 02.12.2024.
Ata po dyshohen për veprat penale “Blerja posedimi, shpërndarje dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” , “Kultivimi i bimës se hashashit se kokainës ose bimëve te kanabisit dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paatorizuar të armëve”.
Operacion u udhëhoq nga prokurori Ersan Qavolli.