Policia, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se dje janë arrestuar dy persona në Prishtinë pasi gjatë kontrollit i janë gjetur 428.5 gramë marihuanë, një peshore dhe disa qese të zbrazëta.
Njëri është dërguar në mbajtje, tjetri është liruar.
“POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE- Rr. Ismajl Dumoshi, Prishtinë / 13.04.2025 – 20:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 428.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore për matjen e substancave narkotike dhe disa qese të zbrazëta që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.”


