Showtime

U kapën mat bashkë, zbulohet e vërteta e lidhjes së Dafina Zeqirit me biznesmenin

06/19/2023 07:26
nga:G C

Prej ditësh në rrjet po qarkullojnë lajme se Dafina Zeqiri ka nisur një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga Dj Geek. Në pamjet e publikuara dyshja shihen krahë për krahë njëri-tjetrit dhe personi në fjalë e puth në kokë këngëtaren.

Ndërkohë nuk kaloi shumë dhe u zbulua edhe identiteti i tij, sipas “Prive” ai ishte biznesmeni i njohur Kreshnik Gjergji.

Mirëpo asgjë nuk është ashtu siç publiku aludoi, pasi djali në video nuk është i dashuri i Dafinës, por kushëriri i saj.

Sipas reporteri.net dyshja kanë një lidhje familjare dhe vetë këngëtarja kohë më parë ka publikuar foto me të në Instagramin e saj, e cila cilësoi atë si “kushëri”.