Lajme

U kap në shkelje të Kodit Zgjedhor/ Reagon Luan Baçi, pranon hyrjen në qendrën e votimit

05/11/2025 09:45
nga:G B

Kandidati i PD në Fier, Luan Baçi ka reaguar pasi u kap teksa hyri në qendër votimi, në shkelje të plotë me rregulloren e Kodit Zgjedhor.

Ky veprim u komentua edhe nga ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, i cili tha se është totalisht i papranueshëm dhe i dënueshëm. Sipas tij, kjo sjellje e kandidatëve e dëmton procesin zgjedhor.

“Ne Fier patronazhistet vazhdojne me “detyrat” e tyre speciale. Te porta e cdo institucioni qe jane te ngrijtura QV, qendrojne pa asnje autorizim 50 m nga QV dhe kapin qytetaret duke i orjentuar per votim.

Gjitheashtu ” vezhguesit” e PS mbajne shenim nje per nje, erat e qytetareve qe votojne dhe i pyesin per adresat e tyre, duke ju kerkuar dhe info per komshinjte dhe njerezit e afert, gje e cila eshte e ndaluar me ligj!

KJO eshte arsyeja, pse une kam hyre ne disa QV dhe i kam informuar se kjo eshte shkelje e ligjit!

Ne pergjigje kjo te interesimit te disa mediave!

Video e bere ne keto momente, te lgj Kryengrijtja e Fierit, te Çerdhja nr 3!”, shkruan ai.