Lajme

U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë

02/09/2026 17:26
nga:G B

Një person është arrestuar sot në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Sipas Policisë, arrestimi është kryer në orët e mesditës në rrugën “Pajazit Boletini”.

 Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar 10 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 11.1 gramësh.

Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.