Showtime

U kap “mat” dhe u përjashtua nga programi, Edi merr vendimin që askush nuk e priste

11/02/2021 09:43
nga:Genita C

Ish-konkurrenti i “Për’puthen 3”, Eduart Kuçi, ka qenë për një kohë të gjatë kryefjala e medieve rozë.

Ai u kap “mat” bashkë me Adën ku thyen rregullat e programit dhe u përjashtuan nga “Për’puthen”, shkruan GazetaBlic.

Pas kësaj, Edi ka marrë një vendim në lidhje me vendbanimin e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë me dije se tani nuk do të jetojë në Shqipëri por në Zvicër.

“Të nderuar miq, shok, familje, njerëz.
Faza 1 e jetes teme kaloj edhe po du me mbaru me kaq. Faza dy është karriera ime profesioniste si boksier kështu që mora vendimin me ik prap për Zvicër dhe me vazhdu jetën si pro-boksier.
Siç e dini të gjithë, mua më ka lindur vëllai, dhurata ime prej Zotit, bashkë me familjen time. Me kohë kam kuptuar se pa familje nuk më shkon jeta. Mungesën e kisha 100% për familjen”, ka shkruar ai në rrjete sociale./GazetaBlic/