Lajme

U kap duke u puthur me ndihmësen e tij, kryeministri Johnson pranon faljen e ministrit

06/25/2021 18:03
nga:Y I

Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock ka pranuar që ka shkelur udhëzimet e distancës sociale pas publikimit të fotografive të tij duke puthur një ndihmëse.

Ai tha se i kishte zhgënjyer njerëzit pasi u shfaqën fotot e tij me Gina Coladangelo, ngjarje për të cilën tha se ishte diçka shumë e keqe.

Laburistët e nxitën kryeministrin të shkarkojë Hancock, duke e quajtur pozicionin e tij të paqëndrueshëm.

Por Downing Street tha se Boris Johnson pranoi faljen e Hancock dhe e konsideron çështjen të mbyllur.

I pyetur nëse kryeministri kishte besim të plotë te Hancock, zëdhënësi i Kryeministrit u përgjigj: “Po”. /Ora News/