Lajme

U kap duke kryer vjedhje, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Lipjan

10/16/2023 09:09
nga:N K

Një person është arrestuar dje në fshatin Torinë të Lipjanit.

Ai dyshohet se është zënë duke kryer vjedhje.

Policia njofton se gjësendet e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“VJEDHJE- Fsh. Torinë, Lipjan 15.10.2023 – 05:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është zënë duke kryer vjedhje. Lidhur me rastin gjësendet e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.