Showtime

U kap duke drejtuar mjetin pa patentë, arrestohet Albano Bogdo

02/23/2022 12:03
nga:Donika Fetahu

Aktori i njohur Albano Bogdo u arrestua një ditë më parë në kryeqytet pasi u kap nga policia duke drejtuar mjetin pa patentë.

Policia shoqëroi aktorin pas mesnate, por kjo nuk është hera e parë që Bogdo kapet duke drejtuar mjetin pa patentë.

Por sot me kërkesë të prokurorisë aktori është lënë i lirë, ku Gjykata e Tiranës ka vendosur “detyrim paraqitje”.