Lajme

U jepet lamtumira e fundit tre kosovarëve që vdiqën tragjikisht në Shkup

07/21/2026 17:46
nga:Y I

Këtë të martë, familjarë, miq dhe qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit tre kosovarëve, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident në Shkup.

Në banesën e fundit u përcollën Ejup Tërnava, Xheneta Tërnava dhe Fatmire Shabani.

Ceremonia e varrimit u mbajt në varrezat e fshatit Studime, në komunën e Vushtrrisë.

Sipas pamjeve nga Klan Kosova, numër i madh i qytetarëve morën pjesë në varrimin e tre mërgimtarëve.

Tre mërgimtarët humbën jetën në aksidentin e rëndë rrugor në Maqedoninë e Veriut, teksa po vinin nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës.