Sporti

U ishte ndaluar hyrja në Francë, arrestohen disa tifozë të Feyenoordit

18 ditë më parë
nga:Mergim Rreci

Dhjetëra tifozë të Feyenoord-it, të cilëve u ishte ndaluar udhëtimi drejt Lille për ndeshjen e sotme të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, janë ndaluar ose arrestuar në kufi.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet franceze.

Prefektura e Nordit, e cila përfaqëson shtetin francez në rajonin e Lille, bëri të ditur se dhjetëra tifozëve të skuadrës holandeze iu është refuzuar hyrja në Francë, ndërsa disa të tjerë, që kishin me vete artikuj piroteknikë, janë ndaluar.

Al Hilal gjen pasardhësin e Neymarit, gati 100 milionë për yllin e La Ligës
Policia ka arrestuar gjithashtu disa persona që pretendonin se ishin tifozë të Feyenoord-it në qendrën e qytetit Lille.

Ministria e Brendshme franceze ka deklaruar se ekzistonte një “rrezik real dhe serioz për përplasje” mes tifozëve të dy skuadrave, ndaj dhe u vendos ndalimi i udhëtimit para ndeshjes së të mërkurës në ‘Stade Pierre-Mauroy’.