Kepa Arrizabalaga është në treg dhe Chelsea do të dëgjojë propozimet për të hequr dorë nga portieri.
Portieri 27-vjeçar spanjoll u nënshkrua nga londinezët nga Athletic Bilbao në verën e vitit 2018 për një vlerë astronomike prej 80 milionë euro, vlera e klauzolës së lirimit, duke e bërë atë portierin më të shtrenjtë ndonjëherë në historinë e futbollit, përcjell GazetaBlic Sport.
Që atëherë, Kepa ka qenë zhgënjyes dhe nuk është më as pronar i portës së Chelseat, pasi i përket Edouard Mendy.
Sipas Guardian, Kepa është në listën e largimeve dhe është e sigurt që Chelsea do ta ketë të pamundur të rikuperojë investimin brutal të bërë katër vite më parë.
/GazetaBlic Sport/


