Tre skiatorë norvegjezë vdiqën ditën e sotme pasi u përfshinë nga një ortek në rajonin Val-Cheny të Savoie, në Francën lindore.
Viktimat ishin anëtarë të një grupi prej tetë skiatorësh që u përfshi nga orteku.
Një grua u transportua me helikopter në një spital dhe ndodhet në gjendje kritike, sipas informacioneve të raportuara nga gazeta Le Dauphiné Libéré.
Dhjetë zjarrfikës u thirrën për të shpëtuar skiatorët që u përfshirë nga orteku./vizionplus/