Lajme

U godit nga një automjet, vdes në spital 55-vjeçari në Durrës

07/30/2024 17:34
nga:Sh R

Një aksident ka ndodhur sot në Durrës, ku mësohet se një automjet ka përplasur një 55-vjeçar që lëvizte me biçikletë.

Si pasojë, bëhet e ditur se i lënduari nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital, shkruan Abcnews.al.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.