Lajme

U gjet i vdekur në Itali, biznesmeni shqiptar me precedentë të mëparshëm penalë

09/04/2022 22:20
nga:Y I

Fatmir Ara, sipërmarrësi shqiptar i gjetur i vdekur ditën e shtunë datë 3 shtator 2022 në zonën San Carlo Canavese në provincën e Torinos, ka precedent penal për armëmbajtje pa leje e keqtrajtim familjar.

Më vitin 2018 ai ishte dënuar nga drejtësia italiane me gjykim të shkurtuar me 3 vite heqje lirie ku ishte përfshirë dhe një miku i tij karabinier, i cili u dënua me dy vite burg për përpjekje zbulim sekreti detyre.

Po në të njëjtin vit bashkëshortja e Fatmir Ara e kishte denoncuar për keqtrajtim e dhunë si dhe kishte sinjalizuar tek autoritetet policore italiane rrethin shoqëror në të cilin ishte përfshirë bashkëshorti si dhe fshehjen e armëve në banesë.

Për të zbardhur se në ç’fazë ishte hetimi ndaj tij, Fatmir Ara në atë kohë kishte kërkuar ndihmën e mikut të tij karabinier Raimondo Marrocu 56 vjeç.

Ky i fundit kishte konsultuar arkivin e të dhënave për të marrë informacione mbi mikun e tij shqiptar, aktivitetet i zbuluar nga kolegët e tij e që çoi në denoncimin e hapjen e një procesi hetimore ndaj tyre.

/Ora News/

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur biznesmeni shqiptar në Itali