Lajme

“U gjet i plagosur rëndë në hyrje të ndërtesës, s’dihen shkaqet se si ndodhi”, Policia konfirmon vdekjen e policit në Kaçanik

12 ditë më parë
nga:Gazeta Blic

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën si pasojë e një plagosjeje të rëndë në Kaçanik.

Sipas Policisë, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 1 Prillit, autoritetet kanë pranuar informacionin se një person ishte plagosur dhe ndodhej në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt tha për se në vendngjarje kanë arritur njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka transportuar viktimën në Qendrën e Mjekësisë në Kaçani, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, gjë që është konfirmuar nga mjekët.

“Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti”, tha ai.