Lajme

“U gjet i djegur në banesën e tij”- Policia jep detaje për rastin në Deçan

12/18/2021 09:25
nga:Y I

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit tragjik që ndodhi dje në Deçan, ku një i ri u gjet i djegur në shtëpinë e tij.

Sipas Policisë, trupi i viktimës ishte gjetur nga Njësiti i Zjarrfikësve, gjersa ishte duke intervenuar në lokalizimin e zjarrit.

“Fsh. Lloqan, Deçan 17.12.2021 – 06:35. Njësiti i zjarrfikësve gjersa ishte duke intervenuar në lokalizimin e zjarrit në një shtëpi e cila ishte e përfshirë nga zjarri, ka hasur në trupin e pa jetë të një mashkulli kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Humb jetën tragjikisht i riu nga Deçani