Kupa e Botës 2022

U ftua për Kupën e Botës nga Spanja – Ansu Fati përfshihet në aksident trafiku

11/14/2022 09:50
nga:E K

Lojtari i Barcelonës, Ansu Fati është përfshirë në një aksident trafiku.

Ansu Fati, i cili është ftuar së fundmi nga Luis Enrique për Kupën e Botës, është përfshirë në një aksident trafiku mbrëmë.

Lojtari është në gjendje të mirë, por është përplasur me një motoçiklist kur ishte gati të parkonte makinën e tij, duke i shkaktuar atij dëmtime në këmbë.

Siç raportohet në ‘Cadena Ser’, futbollisti më vonë shkoi në spital për të shoqëruar motoçiklistin dhe për të kontrolluar gjendjen e tij shëndetësore.

Ai është mirë dhe do jetë i gatshëm të ndihmojë Spanjën në Botëror.