Sporti

U ftua në kombëtaren e Italisë pas tri vitesh mungesë, ky është reagimi i Balotellit

01/24/2022 20:56
nga:Lorik J

Mario Balotelli (Adana Demirspor) është grumbulluar në kombëtaren italiane pas më shumë se tre vitesh mungesë.

Sulmuesi u shpreh në rrjetet sociale për të shprehur gëzimin e tij dhe zbuloi se zemra e tij është e kaltër, e cila është ngjyra e kombëtares italiane, përcjell GazetaBlic Sport.

 

Kombëtarja e Italisë do të grumbullohet nga 26janari deri deri të premten me 28 janar në Coverciano për një stazh të shkurtër në funksion të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës të planifikuar në fund të muajit mars.

/GazetaBlic Sport