Zëvendësdrejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Sasho Drango, është shkarkuar nga detyra pas publikimit të një fotografie ku shfaqet me një ari të vrarë.
Ky incident ka ngjallur reagime të shumta nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve dhe ka sjellë edhe një hetim nga Prokurorinë Publike në Manastir, raporton Alsat-M.
Akti është dënuar ashpër edhe nga organizatat joqeveritare për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi”, të cilët kërkuan gjithashtu që të merret përgjegjësi penale.
Sipas ligjit për kafshët dhe gjuetinë, ariu është një kafshë nën mbrojtje, duke e bërë gjuetinë e tij të ndaluar.
Prokuroria Publike ka hapur një lëndë për të hetuar rastin.


