Sporti

U eliminuan nga Kupa e Italisë pas humbjes nga Frosinone, Mazzari: Mazzarri: Tifozët nuk e meritojnë këtë

12/20/2023 11:52
nga:Lorik J

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, u ka kërkuar falje tifozëve të skuadrës pas eliminimit të tyre të turpshëm nga Kupa e Italisë.

Napoli humbi 4-0 ndaj Frosinone në Napoli, me të gjithë golat pas minutës së 65-të.

“I kërkoj falje të gjithëve. Një mësim për të ardhmen, të shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe të ndryshojmë. Nuk më pëlqen mënyra se si e përfunduam lojën. Lënia e titullarëve në pankinë dërgoi një sinjal negativ”, tha Mazzarri.

“Në të njëjtën kohë dua t’u kërkoj falje tifozëve që na mbështetën deri në fund: Më vjen keq për ta, nuk e meritojnë. Nesër do të mendojmë të gjithë bashkë: është normale të shënosh një gol nga këndi kur ju bëni ndryshime, më pas ndodhi një incident në 2:0. Duhet reflektim”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport