Sporti

U eliminua nga Liga e Kampionëve, ky do të jetë kundërshtari i Strugës në Conference League

07/18/2023 19:23
nga:Mergim Rreci

Struga e mbyll rrugëtimin në Champions League, ndërsa u mund me përmbysje me rezultatin 1-2 nga Zalgiris në raundin e parë.

Struga zhvilloi një ndeshje shumë të luftuar, por që në fund u mposht me rezultat 1 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, këtu nuk përfundon misioni evropian për skuadrën shqiptare, me Strugën që tashmë do të luajë në raundin e dytë të Conference League, atje ku do të përballet me skuadrën e Buducnostit.

Ndeshja e parë zhvillohet me 27 korrik, kurse ndeshja e kthimit me 3 gusht.

/GazetaBlic Sport/