Skuadra e Partizanit është eliminuar nga kualifikueset e Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Shqipërisë u mposht me rezultat 2 me 0 nga BATE Borisov në ndeshjen e dytë, me takimin e parë që përfundoi me rezultat 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një gol i Vladislav Malkevich dhe një tjetër i Shestyuk, që i dhanë fitoren e madhe dhe kualifikimin skuadrës nga Bjellorusia, kurse Partizani do të vazhdojë rrugëtimin në Conference League, atje ku në raundin e dytë do të përballet me Atlètic Club d’Escaldes, skuadrën nga Andora.
/GazetaBlic Sport/


