Sporti

U eliminua nga Euro2020, trajneri i Belgjikës: S’dua të flas, jam ende nën ndikimin e emocioneve

07/04/2021 12:37
nga:Lorik J

Roberto Martínez nuk donte të sqaronte nëse ai do të vazhdojë të drejtojë Belgjikën, pas disfatës kundër Italisë dhe largimit pasues nga Kampionati Evropian.

“Është herët të flitet për të. Nuk dua të flas ndërsa jam ende nën ndikimin e emocioneve. Atë që ndiej dua ta mbaj vetëm për veten time ”, tha trajneri, në një konferencë për shtyp.

Belgjika konsiderohej favorit për ta fituar këtë kampionat evropian.

Megjithatë, Italia e eliminoi në çerekfinale, duke e mposhtur me rezultatin 2:1.

/GazetaBlic Sport