Sporti

U dyshua për probleme me zemër, deklarohet Aubameyang

01/20/2022 18:29
nga:E K

Aubameyang u lirua nga detyra me shtetin e tij Gabonin për t’u kthyer në Angli pasi dyshohej për probleme me zemër.

Lojtari i Arsenalit është deklaruar lidhur me këtë duke thënë se është mirë dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, shkruan GazetaBlic Sport.

“Jam shumë i lumtur të them se zemra ime është absolutisht mirë dhe jam plotësisht i shëndetshëm!!”

“I vlerësoj jashtë mase mesazhet përkrahëse të ditëve të fundit dhe tashmë unë jam rikthyer”, ka shkruar Aubameyang.

/GazetaBlic Sport/