Showtime

U divorcuan pas 17 vitesh, zbulohet e dashura e re e ish-bashkëshortit të Jonida Maliqit (FOTO LAJM)

08/09/2023 16:55
nga:Y I

5 vite më parë, divorci i Jonida Maliqit bëri mjaft bujë në media. Ajo i dha fund marrëdhënies 17 vjeçare me ish-bashkëshortin e saj, Gent Prizrenin, një nga biznesmenët më të njohur në Shqipëri.

Maliqi dhe Prizreni janë prindër edhe të një djali, Dan, të cilit Jonida i është përkushtuar tërësisht dhe e shohim herë pas herë në profilin e saj në Instagram.

Pas divorcit, lidhja e vetme publike e Jonida Maliqit ishte ajo me aktorin Romeo Veshaj e cila dukej gjithë pasion, por përfundoi shpejt.

Ndërkohë ish-bashkëshorti i saj nuk është vetëm. Ai është në një lidhje me bukuroshen Sonela Lamaj, bën me dije AlbEu.com.

Sonela nuk është personazh publik, por ka qenë herë pas here pjesë e mediave rozë si shoqja e ngushtë e trashgimtares së Top Channel, Lori Hoxhës.

Bukuroshja është gjithashtu shumë e ndjekur në Instagram ku numëron rreth 20 mijë ndjekës.