Showtime

U diagnostikua me kancer pak kohë më parë, ndahet nga jeta aktorja e njohur!

12/06/2022 21:26
nga:G B

Aktorja e njohur, Kirstie Alley ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Lajmin  e kanë konfirmuar fëmijët e saj William dhe Lillie Price Stevenson.

Kirstie Alley vdiq “pas një beteje me kancerin, të cilin e kishte zbuluar së fundmi”. Alley luajti Rebeça Howe në “Cheers” dhe mbahet mend më së miri për portretizimin e nënës së saj në “Look Who’s Talking”.

Alley u shfaq në “Dancing with the Stars” në vitin 2011 dhe fitoi vendin e dytë me balerinin Maksim Chmerkovskiy.

Dalja e saj e fundit televizive ishte në fillim të këtij viti në “Këngëtarja e maskuar”. Gjatë zbulimit të saj në emision, ajo tha se donte të performonte për nipërit e saj.