Lajme

U dhunua nga 3 persona, del videoja e sulmit ndaj avokatit të Sali Berishës

05/29/2024 22:27
nga:Y I

A2 CNN ka siguruar videon nga momenti i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje që ka ndodhur paraditen e sotme.

Siç shihet në video, avokati ka qenë duke qëndruar në këmbë në hyrje të kopshtit kur është goditur nga 3 persona.

Avokati është goditur fillimisht në kokë, duke rënë menjëherë në tokë. Më pas, është qëlluar me shkelma.

Autorët janë larguar me vrap, duke e lënë të shtrirë në tokë.