Lajme

U dështoi mocioni për shkarkimin e Bordi të ZRRE, LDK: Bord i dëshmuar si i paaftë dhe joprofesional

07/07/2022 10:46
nga:N M

Lidhja Demokratike e Kosovës sërish ka reaguar pas dështimit për shkarkimin e Bordit të ZRRE, raporton Gazeta Blic.

Sipas LDK shkarkimin e Bordit ë ZRRE e pamundësoi partia në pushtet, Lëvizja vetëvendosje.

“Kriza energjetike duket se do të thellohet në vjeshtë dhe dimër të vitit 2022/23 dhe ky bord është dëshmuar si i paaftë, joprofesional për çfarë LDK ka kërkuar me kohë shkarkimin e tij”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë: 

Bordi i ZRrE-së ka dështuar, duke dyfishuar çmimin e energjisë elektrike dhe duke ia humbur mbi 100 milionë euro taksave të qytetarëve të Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka inicuar në Kuvendin e Kosovës mocionin për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Derisa, partia në pushtet duke votuar kundër shkarkimit të Bordit, edhe njëherë doli në mbrojtje të shtrenjtimit të energjisë, duke kontribuar në vazhdimin e varfërimit të qytetarëve.
Kriza energjetike duket se do të thellohet në vjeshtë dhe dimër të vitit 2022/23 dhe ky bord është dëshmuar si i paaftë, joprofesional për çfarë LDK ka kërkuar me kohë shkarkimin e tij.
Ky bord duhet të shkarkohet në mënyrë urgjente, dhe të emërohet një bord që ka aftësinë dhe pavarësinë për të menaxhuar krizën që mund të rikthehet.