Lajme

U dërgua me emergjencë në spital, vdes një grua në Shtime

05/16/2023 08:50
nga:G B

Një grua raportohet se ka vdekur të hënën rreth orës 20 në Shtime.

Sipas policisë, pas komplikimeve shëndetësore viktima ishte dërguar me emergjencë në spital, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në IML për obduksion.