Lajme

U dënuan nga 100 euro pse shkruajtën grafite nëpër muret e Mitrovicës, Apeli anulon vendimin

12/14/2021 11:17
nga:N M

Organizata Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se ka pranuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit, sipas së cilës i anulohet vendimi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës për gjobë në kundërvajtje aktivistëve të kësaj organizate.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë organizata feministe nëpërmjet një komunikate.

“Gjykata e Apelit e aprovoi si të bazuar ankesën e përbashkët të aktivistëve dhe e anuloi aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, duke kthyer kështu lëndën në rivendosje. Gjykata e Apelit ka kërkuar që Themelorja të vërtetojë se kush është ofenduar e turpëruar nga grafitet dhe të konstatojë nëse qëllimi i aktivistëve/eve ka qenë prishja e qetësisë publike”, thuhet në komunikatën e tyre.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit që ka aprovuar si të bazuar këtë ankesë, dëshmoi se aktgjykimi i Themelores i bazuar në vlerësimin e grafiteve nga Policia si “të turpshme” si cak të vetëm kishte disiplinimin e aktivitetit feminist. Andaj, ne si aktiviste/ë feministe/ë do ta vazhdojmë rezistencën tonë të përbashkët në kundërshtim të dhunës dhe shtypjes ndaj vajzave dhe grave dhe identiteteve tjera të paprivilegjuara në vend dhe kudo tjetër”, deklarohet tutje në komunikatë.

“Boll mo” – Gastronomët ia bëjnë të qartë qeverisë që nuk e kanë ndërmend të ndalen me vetëm një protestë!