Sporti

U dëmtuan në sfidën ndaj Bilbao, ja kur do të kthehen në fushë “yjet” e “Blaugranave”

03/04/2024 15:23
nga:E K

“Katalanasit” e Barcelona kishin shansin “e artë”, mbrëmjen e së dielës, që sapo lamë pas, për të ngushtuar jo pak diferencën, me “Galaktikët” e Real Madrid, mirëpo në “mitikun” e “San Mames”, djemtë e teknikut, Xavi nuk shkuan më shumë, se barazimi i “thatë”, 0 me 0, ndaj “Baskëve”, të Athletic Bilbao.

Përveç rezultatit “katastrofik”, trajneri spanjoll humbi edhe shërbimet e dy “yjeve” të mesfushës, Frenkie De Jong e Pedri, të dy mesfushorët, që dolën nga fusha duke lotuar, me “tulipanin” holandez, që nuk mundte as të ecte, ndërsa Pedri u duk të kishte pësuar të njëjtin dëmtim, si partneri i tij në këtë reparti, Gavi.

Mesditën e kësaj të hëne është mësuar edhe gjëndja e dy futbollistëve të dëmtuar te Barcelona, me De Jong, që ka pësuar një dëmtim të ligamentit të kyçit të këmbës dhe pritet të mungojë deri në 3-4 javë, ndërsa Pedri ka një dëmtim të muskujve të kofshësdhe do të mungojë për 5-6, duke humbur kështu përballjen ndaj rivalëve historik të Real Madrid.

Ndërkaq, tashmë e humbur për të dy lojtarët është sfida, ndaj “Bluve” të Napoli, në përballjen e vlefshme për fazën e 1/16-ve, të UEFA Chamipons League, me sfidën e parë, në “Diego Armando Maradona”, që përfundoi me rezultatin e barabartë, 1 me 1, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e radhës.