Sporti

U dëmtua rëndë ndaj Interit, ylli i Shakhtarit do të mungojë 1 vit

10/06/2021 16:35
nga:Lorik J

Shakhtar Donetsk ka konfirmuar se Lassina Traore do të jetë jashtë fushave deri në një vit pas një shumë të rëndë gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Traore pësoi dëmtim të rëndë pas një dueli me Denzel Dumfries, përcjell GazetaBlic Sport.

Këmba e Traore u kap rastësisht nën trupin e lojtarit të Interit, kështu që ai dëmtoi gjurin.

“Nyja e gjurit është e dëmtuar,” shkruan klubi i Shakhtarit.

“Pas dy javësh, ai do të operohet. Lëndimi është vërtet serioz. Shërimi i Traore mund të zgjasë nga nëntë muaj deri në një vit”, konfirmon klubi.

/GazetaBlic Sport