Lajme

“U dashurova 18 vjeçe”, Ikballe Huduti me detaje të padëgjuara për jetën e saj

01/01/2024 12:48
nga:G C

Ikballe Huduti në një intervistë për GazetaBlic ka folur për relacionin që ka me bashkëshortin e saj, qysh nga fillimi i marteses e deri më tani.

Ajo ka treguar se sa ka ndikuar edhe përkushtimi ndaj fesë në marrëdhënien e tyre.

Huduti tregon se kriteri i saj me bashkëshortin ishte krijimi i familjes dhe mos-ndalja e shkollimit.

“Unë kam qenë 18 vjece, kur u dashurova në burrin tim. Ne kemi pas një kriter të marteses, krijimi i familjes dhe shkollimi im të vazhdojë”, tha Huduti

Huduti ka folur edhe për djalin e saj që e humbi dy vitë më parë.

“Ne shikojmë vetëm të mirën e njëri-tjetrit në mënyrë që ta kalojmë jetën më lehtë, por e mira e gjithës kësaj është se secili prej neve ka liri, lirinë e të vepruarit e të besuarit. Me djalin e kemi pas një lidhje të vecantë, më ka dhënë shumë këshilla nga aspekti profesional”, tha Huduti.

Këto dhe detaje tjera mund t’i ndiqni në linkun e më poshtëm.

http://? Look at this post on Facebook https://www.facebook.com/share/v/oYwDpcjYJzZbC27L/?mibextid=WC7FNe