Lajme

‘U dashtë pardje me i pre flokët…’ / Bajqinovci e Matoshi ‘ngacmojnë’ njëri-tjetrin

11/05/2025 21:43
nga:G B

Deputeti i Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje Mefail Bajqinovci në emisionin “Politiko” ka ngacmuar komentatorin politik Halil Matoshi.

Ai e ka komentuar një deklaratë të Matoshit i cili ka thënë se derisa të zgjidhet Kurti kryeministër nuk do t’i pren flokët.

“Unë e di që ky ka thënë se nuk do t’i pren flokët derisa Albin Kurti do të jetë kryeministër, unë i kom thënë o zotëri flokët është rrezik me shku deri te fundi i këmbëve”, tha ai në Kanal10.

Derisa Matoshi i’u përgjigj se ai është dashtë me i pre flokët pardje pas nominimit të Glauk Konjufcës për kryeministër.

“Unë edhe atë natë i kam thënë Mefailit se pom dhimbsen flokët se duhet me i pre shumë shpejtë, dmth unë është dashtë pardje me i pre flokët”, tha ai.