Lajme

U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit përcjell nga afër ecurinë e procesit zgjedhor

10/12/2025 15:39
nga:Y I

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, i shoqëruar nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, vizituan sot Komisionin Qendror Zgjedhor.

Ata u pritën nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Gjatë kësaj vizite, sipas njoftimit të sistemit prokurorial, u bisedua për ecurinë e procesit zgjedhor në orët e para të ditës së sotme, si dhe për bashkëpunimin ndërinstitucional në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit për procesin zgjedhor, në mes të institucioneve që merren me administrimin e zgjedhjeve dhe shqyrtimin e rasteve zgjedhore.

“Edhe gjatë kësaj vizite u theksua se bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor në garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.