Sporti

U cilësuan së bashku me Pogba si ‘kufoma futbolli’, vjen reagimi nga Angel Di Maria

04/04/2023 11:17
nga:Mergim Rreci

Angel Di Maria reagoi në rrjetet sociale, në një mënyrë shumë të thjeshtë, por që thoshte pothuajse gjithçka, ndaj një komenti nënçmues të bërë nga Ivan Zaazzaroni, redaktor i gazetës Corriere Dello Sport, i cili e quajti argjentinasin dhe francezin Paul Pogba “kufoma futbolli” .

Kampioni i botës në Katar për Argjentinën, El Fideo, 35 vjeç, është në negociata për të rinovuar kontratën me Juventusin, në një sezon në të cilin ka tetë gola dhe shtatë asistime në 25 ndeshje, përcjell GazetaBlic Sport.

Pogba, i ndjekur nga dëmtimet, ka vetëm dy ndeshje të luajtura këtë sezon, në total 35 minuta në fushë.

Ky është reagimi i tij:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sport Mediaset (@sportmediaset)