Sporti

U cilësua si fajtor për largimin e Messit, vjen reagimi nga Griezmann

08/06/2021 23:19
nga:Mergim Rreci

Tifozët e Barcelonës e kanë kritikuar gjatë ditës së sotme sulmuesin Griezmann.

Sipas tyre ai ishte fajtori për largimin e Messit, përcjell GazetaBlic Sport.

Por Griezman nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka vendosur të reagojë në rrjetet sociale. Francezi shprehet se shpreson që kjo mos të jetë lamtumirë, por një mirupafshim nga ana e Messit.

‘’E vetmja gjë që mund të them është ajo që mendon çdo dashamirës i futbollit: faleminderit! Faleminderit për atë që keni bërë në Barcelonë! Për qytetin, për klubin … keni ndryshuar gjithçka! Sigurisht shpresoj që mos të jetë lamtumirë, por një mirupafshim dhe rruga juaj të kalojë sërish në Barcelonë’’, shkruan Griezman.

 

Sieh dir diesen Beitrag auf Instagram an

 

Ein Beitrag geteilt von Antoine Griezmann (@antogriezmann)