Mesfushori shumë i vlerësuar i PSV-së, Xavi Simons, dha një pasqyrë magjepsëse në ndryshimin midis stërvitjes së Barcelonës dhe PSG-së pas fitores së PSV në Europa League kundër Arsenalit.
19-vjeçari holandez, i cili ishte në maksimumin e tij në fitoren e tyre 2-0 kundër Topçinjve të enjten mbrëma, ka luajtur në shumë skuadra të mëdha në karrierë e tij edhe pse në moshë të re, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai u diplomua në akademinë La Masia dhe u emërua si ylli i ardhshëm i madh i Barçës. Por për habinë e shumë njerëzve, ai nënshkroi një marrëveshje prej 1 milion euro në vit me kampionët e Ligue 1, Paris Saint-Germain në 2019.
“Më besoni, në Barcelonë ata nuk bëjnë shumë punë në palestër. Ata punojnë me top, por jo në palestër,” tha Simons për ESPN. “Kur mbërrita në Paris Saint-Germain, gjeta dallimet. Në PSG ata punonin në palestër.”
“Në Paris ju keni një jetë krejtësisht të ndryshme. Ligue 1 është një garë e fortë fizikisht. Atëherë duhet të mbroni veten dhe ky ishte një nga qëllimet e mia. Të jesh i vogël nuk ka rëndësi, të jesh i fortë [ka]. Unë isha gjashtëmbëdhjetë vjeç kur shkova në PSG. Me gjithë ata djem, ju e vini re ndryshimin që herët. Unë stërvitem fort dhe jap gjithçka. Futbolli është jeta ime”, tha Simons.
/GazetaBlic Sport/


