Lajme

U bllokuan nga dallgët në Gjirin e Himarës, shpëtohen dy turistë nga Guatemala

07/26/2024 20:44
nga:Y I

Policia e Vlorës njofton se në zonën e Himarës u shpëtuan dy turistë të huaj që po lundronin me kanoe.

Sipas njoftimit, dy turiste po lundronin në Gjirin e Himarës me kanoe dhe për shkak të dallgëve u rrezikohej jeta pasi nuk vijonin dot lundrimin për t’u kthyer në breg.

Menjëherë Njësia Policore Detare shkoi te dy shtetaset, të cilat rezultuan shtetase nga Guatemala. Shërbimet e Policisë ndihmuan dhe nxorën në breg të detit në gjendje të mirë shëndetësore dy turistet nga Guatemala.

Turistet falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar. Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve dhe në këtë kuadër fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin pa pagesë 112″, përfundon njoftimi.