Gjatë ndeshjes Kroaci-Kanada, portieri Milan Borjan, kanadez me shtetësi, por serb me origjinë, u vu në shënjestër të tifozëve kroatë.
Si kundërpërgjigje ndaj provokimeve, portieri vendosi të provokojë edhe me “përshëndetjen” me tre gishta, një formë skandaloze e vetëidentifikimit serb, e bazuar tek një propagandë pa vlerë.
Pas këtij gjesti, ai rrezikon të dënohet me një gjobë të majme nga autoritetet e FIFA-s, por që ende nuk është bërë e qartë se sa do të jetë ky dënim.