Sporti

“U arrestuan padrejtësisht në Varshavë”, lirohen katër anëtarët e TKZ

03/29/2023 14:09
nga:L J

Katër tifozë të Shqipërisë u liruan nga Policia e Varshavës, pasi u arrestuan në ditën e ndeshjes Poloni – Shqipëri;.

Para ndeshjes kishte fërkime dhe katër anëtarë të Tifozëve Kuq e Zi u ndaluan nga Policia e Polonisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Para pak minutash, TKZ njoftoi se anëtarët janë liruar pas arrestimit të padrejtë në Varshavë.

Ja njoftimi:

“Djemtë tanë u liruan ??
Falenderim e mirënjohje Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Poloni për reagimin e menjëhershëm dhe mbështetjen e dhënë për lirimin e 4 anëtarëve tanë të arrestuar padrejtësisht në Varshavë”, shkruan TKZ.

/GazetaBlic Sport