Lajme

U arrestua pas zbulimeve të dosjeve “Epstein”, lirohet ish-princi britanik

02/19/2026 21:53
nga:Y I

Ish-princi britanik, Andrew u lirua nga paraburgimi policor të enjten në mbrëmje, pasi u arrestua nën dyshimin se i kishte dërguar dokumente konfidenciale qeveritare Jeffrey Epsteinit.

Andrew i cili mbushi 66 vjeç të enjten, ishte marrë në pyetje gjatë gjithë ditës nga detektivët e Policisë së Luginës së Thames, raporton Reuters.

Më herët këtë muaj, forcat policore thanë se po hetonin akuzat se ai i kishte kaluar dokumente të dënuarit të ndjerë për krime seksuale, ndërsa punonte si i dërguar tregtar.