Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj ka reaguar sërish me një letër publike nga burgu.
Në letrën e postuar në rrjetin social, Facebook, Goxhaj shkruan se dorasit (vrasësit) e paguar nuk i kanë munguar trojave tona, teksa shton se, sot gjenden më nëpër skuta të errëta ku edhe hija do të trembej të hynte, përkundrazi, sot ata i gjen nëpër korridoret dhe zyrat e sistemit juridik.
“Sot këta doras quhen Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Gjykata Speciale në Kosovë. Dorasit e paguar te ne gjithnjë kanë qenë në shërbim të fqinjëve tanë e veçanërisht të Serbisë. Edhe sot këta doras me toga të zeza janë vënë ekskluzivisht në shërbim të Serbisë. Nëpërmjet këtyre dorasve Serbia po kërkon të eliminojë totalisht UÇK-në, këdo që ka luftuar në radhët e saj dhe këdo që guxon të mbrojë ose të dalë në mbrojtje të UÇK-së”, shkroi Goxhaj.
Postimi i plotë:


