Lajme

U arrestua 8 ditë pasi lindi fëmijën, sot gjyqi për nënën lehonë

03/17/2023 13:35
nga:Y I

Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për nënën lehonë, Diana Bahçen, e cila u arrestua pak ditë pasi lindi djalin e saj, pasi kishte marrë një gjobë prej 250 mijë Lekësh që iu konvertua në një muaj burg.

Akuza: Nuk është shlyer gjoba dhe për këtë arsye, prokuroria ka vënë në lëvizje gjykatën për të bërë konvertimin e gjobës në burg

Mbrojta: Ne kemi bërë dy kërkesa, shtyrja e afatit të ekzektutimit të vendimit derisa fëmija të bëjë 1 vjeç dhe po ashtu pezullimin e vendimit me burg.

Mbrojtja: Kërkojmë lirimin e menjëhershëm nga burgu për shkak të fëmijës së mitur që është vetëm 20 ditësh.