Showtime

U akuzua se po tallej, kërkon falje Selena Gomez

05/13/2022 16:34
nga:G C

Këngëtarja e njohur Selena Gomez ka kërkuar falje pas publikimit të një video në rrjetin social Tik Tok ku tregon rutinën e saj të kujdesit të lëkurës.

Fansat mendojnë se në video 29-vjeçarja po tallte bashkëshorten e artistit Justin Bieber me të cilin ka qenë më parë në një lidhje shumëvjeçare dashurie. Artistja shihet duke rrotulluar sytë gjatë gjithë kohës dhe fansat mendojnë se ajo po ironizon modelen.

“Kjo është arsyeja pse unë besoj në kujdesin për shëndetin tuaj mendor“, tha këngëtarja e “Lose You to Love Me”, në përgjigje të kritikave. “Njerëz nuk e di se çfarë bëra, por më vjen vërtet keq. 0 qëllime të këqija. Do ta fshij së shpejti”, ka vijuar më tej ajo.

Pasi fshiu videon Selena çaktivizoi të gjitha komentet nga ndjekësit. Kujtojmë se pak ditë më parë Hailey Bieber ndau një video ku shihet teksa bën makijazh. Fansat kanë spekuluar vazhdimisht se dyshja nuk e shohin me sy të mirë njëra-tjetrën por të dyja ato kanë mohuar gjithmonë thashethemet.