Sporti

U akuzua për sulm seksual, Giggs paraqitet në Gjyakatë – ky është vendimi

04/28/2021 13:16
nga:L J

Ryan Giggs ishte në gjykatë sot për herë të parë që kur u akuzua për sulm seksual ndaj ish-gruas Kate Greville dhe një gruaje tjetër, identiteti i së cilës nuk është zbuluar.

Ish lojtari i Manchester United dhe deri vonë trajneri i Uellsit, u deklarua i pafajshëm për akuzat e agresionit, poshtërimit dhe dhunës, përcjell GazetaBlic Sport.

Giggs, i cili u paraqit në gjykatë në Manchester, gjithashtu u deklarua i pafajshëm për dëmtime fizike pas një incidenti në shtëpinë e tij në 1 nëntor 2020, në të cilin policia u thirr në shtëpinë e tij dhe përfundoi duke e arrestuar atë.

Akuza zgjati për rreth 3 vjet, midis dhjetorit 2017 dhe nëntorit 2020.

Giggs pritet të paraqitet përsëri në gjykatë më 26 maj.

/GazetaBlic Sport